Instalimi i Kryqeve LED Full Color
Projekti: Instalimi i Kryqeve Elektronike LED Full Color
Zbatues: Fredi Electronics
Vendndodhja: Tiranë
Në kuadër të modernizimit dhe rritjes së dukshmërisë së rrjetit të farmacive Rejsi Farma, Fredi Electronics realizoi instalimin e kryqeve dixhitale LED me ngjyra të plota (Full Color) në pika të ndryshme të qytetit të Tiranës.
Punimet kryesore të realizuara:
Prodhimi dhe instalimi i kryqeve LED me dizajn farmacie
Kryqe të personalizuar me dizajn farmaceutik, ndriçim të fuqishëm dhe efikasitet energjie.
Teknologji LED Full Color me aftësi për të shfaqur animacione, logo, sinjale vizuale dhe mesazhe të programueshme.
Strukturë dhe montim profesional në fasadat e farmacive
Montim i sigurt në ambientet e jashtme, me konstruksion të qëndrueshëm ndaj kushteve atmosferike.
Integrim estetik me identitetin e farmacisë (ngjyra, stil, pozicionim i harmonizuar me ndërtesën).
Programim dhe sinkronizim i pamjeve
Konfigurim i secilit ekran për të shfaqur sinjale vizuale në kohë reale.
Mundësi për përditësim të mesazheve dhe animacioneve nga distanca për çdo njësi veçmas.
Rezultati
Instalimi i kryqeve dixhitale LED solli një përmirësim të dukshëm të imazhit të farmacive Rejsi Farma, duke ofruar ndriçim të qartë, komunikim vizual modern dhe orientim të lehtë për qytetarët, sidomos gjatë orëve të natës apo në raste urgjente.




