FREDI ELECTRONICS është themeluar në vitin 1991 nga z. Alfred Kasmi.

Në vitin 1992 fillimisht nisi importi i aksesorëve të makinave audio nga Bullgaria dhe Turqia.

Sigurisht që me kalimin e viteve dhe me evolimin e teknologjisë por edhe rritjes së kërkesave të njerëzve, Fredi Electronics u specializua në fushën e audios profesionale si dhe ndriçimit për bare, clube por edhe ambjente të ndryshme.

Në vitin 2003 fushata e re “LED Family” e Fredi Electronics rezultoi një sukses i vërtetë, duke përfshirë LED Advertising, Big Screen LED TV, LED Strips etj.

Fredi Electronics është sot është përfaqësuesi zyrtar i kompanisë italiane “FBT”, një nga 10 kompanitë lider në botë në sistemin audio professional.

Tani është një nga distributorët kryesorë në Shqipëri të elektronikës. Kompania gëzon sukses në tregjet vendas por jo vetëm. Kompania furnizon tregun kosovar dhe atë maqedonas me një gamë të gjerë të artikujve. Vetëm në dyqan në Tiranë gjenden mbi 8700 modele produktesh, duke përfshirë pjesë këmbimi për riparime pajijesh elektronike, audio e video për makina e për ambjete të ndryshme, kamera survejimi dhe shumë pajisje të shumëllojshme të cilat bëjnë të mundur që të jemi specalistë në atë që bëjmë.

Duke ecur me hapin e kohës Fredi Electronics u është përshtatur më së miri ndryshimeve teknologjike duke përqafuar risitë e fundit, por edhe duke u përshtatur kërkesave të tregut. Markat më të njohura në tregun botëror si JVC, PIONEER, BERHINGER, Philips, EV, Yamaha, JBL, MONTARBO janë të gjitha pjesë e katalogut që sa vjen e pasurohet në produkte dhe shërbime. Nuk mungojnë edhe firmat më pak të njohura por shumë cilësore duke përfshirë NIGHT-SUN, ELECTRO YOUTH, FSY, NEW-RETONE.

Sot mbajmë më krenari certefikatën nga Ministria e Brendshme si një kompani e licensuar në krijimin e sistemeve të mbrojtjes kundër zjarrit, kërkesë kjo e kohës ku jetojmë.

Bota e elektronikës është gjithnjë në evolim dhe Fredi Electronic është i gatshëm të vrapojmë për të qenë me hapin botëror!

Misjoni Yne

Si punojme ne

slide-3

Keni nje projekt apo nje plan?