Pajisja e ambienteve të një agjencie marketingu me sisteme inteligjente sigurie dhe teknologjie
Projekti: Pajisja e ambienteve të një agjencie marketingu me sisteme inteligjente sigurie dhe teknologjie
Zbatues: Fredi Electronics
Vendndodhja: Tiranë
Fredi Electronics ka realizuar me sukses një projekt të plotë teknologjik për një agjenci moderne marketingu në Tiranë, duke garantuar funksionalitet, siguri dhe efikasitet maksimal në të gjitha proceset e brendshme të punës.
Punimet kryesore të realizuara:
Sistem Data / Rrjeti Informatik
Kabllim strukturor profesional për lidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme në të gjithë ambientet.
Patch panel dhe switch-e të menaxhuara (MikroTik) të integruara në kabinet rack për menaxhim qendror të rrjetit.
Sistem Audio
Instalimi i altoparlantëve për shpërndarje uniforme të zërit në ambientet e brendshme, me zgjidhje të përshtatura për përdorim të përditshëm apo evente të brendshme.
Sistem Akses Kontroller
Vendosje e kontrollit të hyrje-daljeve përmes kartave dhe/ose kodit për personelin.
Monitorim i hyrjeve në kohë reale dhe regjistrim i lëvizjeve për siguri dhe organizim më të mirë.
Sistem i Kamerave të Survejimit
Rrjet i integruar kamerash të markës Dahua, me mbulim të plotë të ambienteve të punës, korridoreve dhe hyrje-daljeve.
Pamje në kohë reale dhe ruajtje e regjistrimeve për rishikim dhe siguri të përhershme.
Sistem i Sinjalizimit dhe Mbrojtjes nga Zjarri
Instalimi i detektorëve të tymit dhe zjarrit në përputhje me standardet e mbrojtjes civile.
Sirena alarmi dhe panel sinjalizimi për paralajmërim të menjëhershëm në rast rreziku.
Rezultati
Me këtë projekt, Agjencia e Marketingut përfiton një mjedis pune të sigurt, të teknologjizuar dhe të kontrolluar, ku siguria, komunikimi dhe rrjeti janë të ndërtuara mbi standardet më të larta të tregut.







