SISTEM KONFERENCE+SISTEM AUDIO DHE SISTEMI PORTABËL PËR REGJISTRIM AUDIO-VIDEO” (Furnizim-Vendosje)

Objekti: Realizimi i sistemit të plotë audio-konference, sistem audio të brendshëm si dhe zgjidhje portative për regjistrim audio-video profesional.


1. Sistemi Qëndror Audio-Konference

Në kuadër të projektit është realizuar me sukses instalimi dhe konfigurimi i një sistemi audio-konference qëndror, i përbërë nga komponentët më të përparuar të teknologjisë profesionale audio.

Komponentët përfshijnë:

F.V Sistemi Qëndror – Njësi kontrolluese qëndrore për menaxhimin e sinjalit audio dhe lidhjen me pajisjet periferike.

F.V Mikrofona – Mikrofona profesionale të përshtatshëm për ambient konference.

F.V.Mikrofon Stereo “true condenser” me 2 koka ose 2 Mikrofona Condensator “Gooseneck” me stendë tavoline dhe kabllo XLR, për të siguruar zë të pastër dhe të drejtuar në mënyrë precize gjatë diskutimeve.


2. Sistemi i Brendshëm i Përforcimit Audio

Për mbulimin e plotë të zërit në ambient, është instaluar një sistem audio me komponentë të fuqishëm dhe të besueshëm:

Përbërësit:

F.V.Amplifikator Audio – Përforcues audio me dalje të dedikuara për çdo zonë të ambienteve.

F.V.Altoporlant – Altoparlantë të vendosur në pozicione të studiuara për mbulim uniform dhe qartësi zëri.

F.V Rack 12UNIT, Priza Rack dhe Aksesoret – Kabinet profesional për montimin dhe organizimin e paisjeve audio me akses të thjeshtë për mirëmbajtje.

Ky sistem garanton përforcim optimal të zërit për të gjithë pjesëmarrësit në sallë, me kontroll të balancuar të volumit dhe shpërndarjes akustike.


3. Zgjidhje Portative për Regjistrim Audio-Video

Në funksion të regjistrimit të ngjarjeve dhe mbledhjeve në mënyrë profesionale dhe portative, është instaluar një sistem regjistrimi audio-video i dedikuar, përfshirë:

F.V.Pajisje Audio-Video Regjistruese Portabel me 2×512 GB (1 rezervë) Kartë Memorie dhe Aksesore – Njësi regjistruese me kapacitet të lartë, e aftë për të regjistruar në cilësi të lartë audio dhe video njëkohësisht.

F.V. Kufje Monitorimi – Për monitorim të drejtpërdrejtë të sinjalit audio nga operatorët teknikë.

F.V. Stendë Tavoline për Pajisjen Regjistruese Portabel – Mbajtëse për pozicionim të qëndrueshëm mbi tavolinë.

F.V. Stendë për dysheme për Pajisjen Regjistruese Portabel – Për vendosje të lirë në ambient, sipas nevojës së regjistrimit.

Ky sistem lejon regjistrim fleksibël dhe të lëvizshëm, duke ofruar një zgjidhje të shkëlqyer për dokumentimin e aktiviteteve.


4. Pajisje Vizuale Plotësuese

F.V. Televizorë 55’’ – Të vendosur për shfaqjen e pamjeve live, për prezantime ose ndjekje të përmbajtjes së regjistruar, duke përmirësuar përvojën vizuale të pjesëmarrësve.


Përfundime

Punimet janë kryer në përputhje me kërkesat teknike dhe funksionale të projektit. Përdorimi i komponentëve profesionalë garanton cilësi të lartë audio dhe video, besueshmëri afatgjatë, si dhe lehtësi në përdorim dhe mirëmbajtje.

FREDI ELECTRONICS siguron që sistemi i instaluar përmbush standardet bashkëkohore për:

Konferenca zyrtare

Mbledhje institucionale

Regjistrim profesional

Transmetim të brendshëm dhe menaxhim të zërit në ambient