Informacione rreth Fredi Electronics - fillimet tona
Disa informacione rreth Fredi Electronics sh.p.k
Fredi Electronics sh.p.k është një nga distributorët kryesorë dhe më të mëdhenj në Shqipëri në fushën e elektronikës. Kompania u themelua në vitin 1991 si një nevojë për të ofruar produkte elektronike për tregun vendas dhe sot është konsoliduar duke mbuluar të gjithë tregun shqiptar, si dhe tregun në Kosovë.
Tek Fredi Electronics do të gjeni një gamë të gjerë artikujsh dhe mbi 8700 modele produktesh në kategoritë:
- Sisteme zjarri: Me më shumë se 10 mijë instalime në Ballkan, sistemet tona kundër zjarrit janë profesionale dhe të testuara me kontrolle rutinë.
- Sisteme sigurie: Fredi Electronics ju jep mundësinë të mbroni aksesin në hyrjet tuaja përmes pajisjeve të sigurisë si regjistrues, kamera, alarme etj.
- Audio&Video: Amplifikatorë, aksesorë audio, mikrofon, mixer e shumë produkte të tjera mund ti gjeni tek ne me cilësi të garantuar.
- Panele LED: Ne ofrojmë panele LED të madhësive, ngjyrave dhe modeleve nga më të ndryshmit.
- Sisteme ndriçimi: Nëse po kërkoni produkte për ndriçimin e hapësirave tuaja mund të gjeni tek ne aksesorë të ndryshëm si led për ndriçim indoor dhe outdoor, shirit për led, kokë lëvizëse ledi, drita skene, etj.
- Sisteme për makina: Fredi electronics ka menduar dhe për kategorinë e makinave duke sjellë bllokues rruge, sisteme parkimi, barriera, kurthe rrugore, pajisje trafiku e shumë artikuj të tjerë.
- IT dhe Network
- Smart home
Fredi Electronics synon të përmbushë kërkesat e konsumatorëve duke ofruar varietet të gjerë të produkteve me cilësi dhe me çmimet më të mira të mundshme. Së bashku me partnerët tanë: Dahua Technology, JTS, Hikvision, Teco, FBT, Armacontrol, Taiden, Masteraudio, etj, ne përpiqemi vazhdimisht të jemi në një hap me kohën dhe teknologjinë duke jua lehtësuar jetën tuaj të përditshme me produktet tona.
- Fredi Electronics, RR. KAVAJES P.207 SH 2 TIRANA AL, 1001
- fredielectronics@gmail.com
- +355 69 67 52 032