Instalimi i Sistemit Audio dhe Sistemit të Konferencave

Projekti: Instalimi i Sistemit Audio dhe Sistemit të Konferencave
Zbatues: Fredi Electronics
Objekti: Salla e Këshillit Bashkiak – Bashkia Tiranë

Fredi Electronics realizoi me sukses modernizimin teknologjik të sallës së Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë, duke instaluar sisteme profesionale audio dhe konferencash, të përshtatura për nevojat institucionale të një salle vendimmarrjeje me rëndësi të lartë.


 Punimet kryesore të realizuara:

  • Instalimi i Sistemit të Konferencës

    • Mikrofonë konferencial të vendosur në çdo pozicion të këshilltarëve, me teknologji për shtypje zëri dhe ndarje të qartë të fjalës.

    • Sisteme menaxhimi për radhën e folësve dhe aktivizimin e mikrofonëve sipas rregullit të sallës.

  • Sistem Audio Profesional

    • Pajisje audio me cilësi të lartë për shpërndarje uniforme të zërit në të gjithë ambientin.

    • Kolona audio vertikale të integruara estetikisht në strukturën e sallës, për pamje të pastër dhe akustikë të përsosur.

    • Pajisje për përforcim të zërit, pa vonesë dhe pa shtrembërim të audios.

  • Integrim estetik dhe teknik

    • Sistemet janë montuar në përputhje me arkitekturën dhe arredimin e sallës, duke ruajtur integritetin vizual të ambientit institucional.

    • Përdorimi i teknologjisë moderne pa kompromentuar estetikën klasike të sallës.


Rezultati

Me përfundimin e këtij projekti, Salla e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë u pajis me infrastrukturë teknologjike bashkëkohore, që përmbush nevojat për debat transparent, komunikim të qartë dhe menaxhim efikas të mbledhjeve zyrtare.

Open chat
1
Need help?
Scan the code
Hello! Lets chat in whatsapp...