Fredi Electronics-World Vision
Instalim i Sistemit Audio-Visual për Evente nga World Vision – nga Fredi Electronics
Fredi Electronics ka realizuar me sukses instalimin e një sistemi audio-visual të avancuar për nevojat e eventeve të organizuara nga World Vision Albania.
Projekti përfshinte:
🔹 Një LED Wall me rezolucion të lartë, ideal për prezantime vizuale, video, grafika dhe mesazhe informuese gjatë aktiviteteve.
🔹 Një sistem audio profesional, i përbërë nga bokse, mikrofona dhe pajisje kontrolli që sigurojnë dëgjueshmëri të qartë në çdo ambient, të përshtatur për panele diskutimi, konferenca dhe performanca live.
Ky investim rrit ndjeshëm cilësinë teknike të organizimit të eventeve, duke ofruar një përvojë moderne dhe gjithëpërfshirëse për audiencën.