LedWall P2.5
Instalim i suksesshëm i LED Wall me teknologjinë më të fundit – nga Fredi Electronics
Fredi Electronics realizoi me sukses një tjetër projekt të nivelit të lartë, duke instaluar një LED Wall modern me rezolucion ultra të lartë, i përshtatur për ambiente të brendshme me dizajn elegant dhe funksionalitet maksimal.
Ky ekran ofron cilësi superiore të imazhit, ideale për transmetime live, sport, media informative, dhe për çdo përmbajtje vizuale me kërkesa të larta. Integrimi perfekt me ambientin dhe dizajni kreativ me elemente natyrorë dhe ndriçim dekorativ e kthejnë këtë hapësirë në një pikë tërheqjeje të veçantë për vizitorët dhe klientët.
Përveç pamjes mbresëlënëse nga përpara, sistemi është i pajisur me strukturë modulare dhe sistem kabllor të organizuar, duke garantuar efikasitet teknologjik dhe mirëmbajtje të lehtë.