Fondi i Zhvillimit Tirane :
Fredi Electronics ka realizuar me sukses një projekt të rëndësishëm në ambientet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit në Tiranë, duke instaluar një sistem të plotë audio inteligjent dhe pajisje prezantimi të teknologjisë së fundit, të përshtatura për nevojat institucionale të një mjedisi modern konferencash.
Sistemi i implementuar përfshin:
Mikrofona konference pa kabllo (WiFi) me dizajn modern, që ofrojnë liri të plotë lëvizjeje dhe cilësi të lartë zëri për çdo pjesëmarrës.
Njësi qendrore inteligjente për menaxhimin e audios, e pajisur me funksione automatike për regjistrim, drejtim diskutimesh dhe integrim me sisteme online për komunikim në distancë.
Altoparlantë profesionalë për mbulim të plotë të audios në sallë.
Ekran interaktiv smart, që shërben për prezantime dinamike dhe ndërveprim të drejtpërdrejtë, duke kombinuar funksionalitetin e një tablete dhe një kompjuteri në një pajisje të vetme.
Rack teknik me pajisjet qendrore si: procesor audio, amplifikator, kontrollues qendror, sistem regjistrimi.
Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës institucionale dhe dixhitalizimit të takimeve, duke mundësuar komunikim efikas dhe prezantim profesional në çdo aktivitet të zhvilluar në ambientet e Fondit.