Instalimi i Sistemit të Kontrollit të Aksesit dhe Përllogaritjes së Orëve të Punës me Tripod Kalimi

Projekti: Instalimi i Sistemit të Kontrollit të Aksesit dhe Përllogaritjes së Orëve të Punës me Tripod Kalimi
Zbatues: Fredi Electronics
Objekti: Fabrike ,Korçë

Fredi Electronics ka zbatuar me sukses një zgjidhje moderne për menaxhimin e hyrje-daljeve të stafit dhe kontrollin e orarit të punës në ambientet e një fabrike të madhe prodhimi në qytetin e Korçës.


 Punimet kryesore të realizuara:

  • Instalimi i Sistemit të Aksesit me Tripod Kalimi

    • Pajisje mekanike të sigurta dhe të qëndrueshme për kalim të kontrolluar të stafit.

    • Tripod me kontroll elektronik për hapje me kartë identifikimi apo zgjidhje biometrike.

  • Përllogaritja e orëve të punës në mënyrë automatike

    • Regjistrim automatik i hyrje-daljeve të punonjësve me orar të saktë.

    • Lidhje me sistem softuerik për gjenerimin e raporteve mujore të pranisë dhe orëve të punës.

  • Përmirësim i sigurisë dhe menaxhimit të stafit

    • Parandalim i hyrjeve të paautorizuara në ambientet e brendshme të prodhimit.

    • Lehtësi për administratën në kontrollin e disiplinës dhe orarit të punës.


 Rezultati

Falë këtij investimi, Fabrika  në Korçë përfiton një sistem të sigurt, efikas dhe të automatizuar për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe sigurisë fizike, duke sjellë një standard të ri profesional në organizimin e punës ditore.