Punim i realizuar tek Politekniku

Before:

After:

Fredi Electronics, si një nga kompanitë lider në fushën e teknologjisë audio-vizuale dhe sistemeve të zgjuara, ka realizuar me sukses projektin e instalimit dhe konfigurimit të një salle moderne multifunksionaleUniversitetin Politeknik të Tiranës.

Ky projekt përfaqëson një kombinim të teknologjisë më të avancuar në fushat e prezantimit vizual, konferencave inteligjente dhe përkthimit simultan, duke përmbushur të gjitha standardet ndërkombëtare për mjediset akademike dhe institucionale.

Përmbajtja teknike e projektit:

LED Wall me rezolucion të lartë

  • Instalimi i një ekrani LED profesional me rezolucion të avancuar, përshtatur për prezantime të qarta dhe dinamike në ambiente të brendshme

  • Përmasat dhe pozicionimi janë optimizuar për shikueshmëri maksimale në çdo kënd të sallës

Sistem audio për konferenca 

  • Instalimi i një sistemi audio konferencash me:

    • Zë të pastër dhe të balancuar

    • Teknologji anti-feedback

    • Aksesorë profesionale si mikrofona me gooseneck dhe altoparlantë me shpërndarje akustike të kontrolluar

Sistem mikrofoni me votim & interaktivitet

  • Implementimi i mikrofonave me funksion votimi elektronik, ideal për mbledhje, senate akademike, vendimmarrje kolegjiale dhe konferenca shkencore

Podium dixhital multifunksional

  • Podium inteligjent me ekran interaktiv, lidhje HDMI/USB dhe sistem të integruar kontrolli për ndërrimin e prezantimeve, komandimin e pajisjeve audio-vizuale dhe regjistrimin e sesioneve

 Sistem profesional për përkthim simultan

  • Zhvillimi i një dhome përkthimi me izolim akustik profesional, në përputhje me standardet ISO për përkthyesit simultanë

  • Sistemi përkthim simultan me kufje për pjesëmarrësit, teknologji wireless pa interferenca dhe kontroll i pavarur për çdo gjuhë

 Dhoma teknike dhe komandimi qendror

  • Instalimi i një dhome teknike të veçantë me:

    • Rack profesional për strehimin e pajisjeve

    • Sistem të centralizuar kontrolli për LED wall, sistem audio, pajisjet e përkthimit, mikrofonat dhe podium

Sistem ndriçimi modern me shirita LED

Integrimi i një sistemi ndriçimi arkitektonik me shirita LED

      • Ofron ambient të ndriçuar në mënyrë estetike dhe funksionale, të përshtatshëm për evente zyrtare, prezantime dhe sesione akademike

      • Kontroll i ndriçimit përmes sistemit qendror, i përshtatshëm për skenarë të ndryshëm përdorimi

Pergjate punimeve per instalimin e ekranit led :