Sistem Konference, Universiteti i Sporteve Tirane
Objekti: Instalimi i sistemit te konferencave për Universitetin e Sporteve.
Qëllimi i Projektit
Qëllimi i projektit ka qenë ngritja e një sistemi profesional audio për konferenca, që siguron cilësi të lartë të zërit për komunikim të qartë dhe formal gjatë mbledhjeve akademike, leksioneve, seminareve dhe takimeve zyrtare.
Komponentët e Sistemit të Instaluar
1. Mikrofon Podiumi për Delegatët
Instalimi i një mikrofoni të dedikuar për përdorim nga pjesëmarrësit/delegatët në sallë.
Mikrofoni përmban teknologji kondensatore me drejtim të ngushtë për të reduktuar zhurmat e ambientit dhe për të përqendruar regjistrimin tek folësi.
Dizajni ergonomik dhe aktivizimi i lehtë me buton e bën ideal për përdorim të përditshëm.
2. Mikrofon Podiumi për Kryesuesin (Chairman)
Mikrofon i veçantë për kryesuesin e mbledhjes, me funksione shtesë:
Ndërprerje zëri (override) për të marrë fjalën
Buton “priority” për kontroll të rrjedhës së diskutimit
Kontroll të drejtëpërdrejtë të mikrofonave të delegatëve
3. Njësi Kontrolli për Mikrofonat
Njësi qëndrore kontrolli e cila menaxhon të gjithë sistemin e mikrofonave:
Aktivizim automatik ose manual i mikrofonave
Menaxhimi i numrit maksimal të folësve njëkohësisht
Lidhje me sistemin e përforcimit të zërit të sallës (nëse i instaluar)
E pajisur me dalje audio për regjistrim ose transmetim të jashtëm (nëse kërkohet).
Përfundime
Punimet janë realizuar me pajisje profesionale të standardit ndërkombëtar, të përshtatshme për nevojat akademike dhe zyrtare të Universitetit të Sporteve.
Sistemi ofron:
Zë të qartë dhe të pastër për të gjithë pjesëmarrësit
Funksionim të thjeshtë dhe praktik
Besueshmëri në përdorim afatgjatë
Instalimi është kryer me kujdes teknik dhe estetik, duke ruajtur funksionalitetin dhe pamjen profesionale të ambienteve të institucionit.